ITALI, 6 korrik 2013 – Autoritetet italiane sekuestruan një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, që dyshohet se vinte nga Shqipëria dhe kishte destinacion tregun italian.
Sipas mediave të shtetit fqinj, në prangat e policisë kanë rënë katër persona, dy italianë dhe dy shqiptarë, ndërsa u sekuestruan rreth 1200 kg marijuana e ndarë në 55 thasë.
Momentalisht policia nuk bën të ditur identitetin e të arrestuarve.
Operacioni i policisë së Vareses u krye në Martignano në provincën e Leces, pikërisht në momentin kur katër të arrestuarit po ngarkonin drogën në një furgon.
Mësohet se policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 kallashnikovë një mitraloz Uzi me silenciator, dy pistoleta me silenciator dhe rreth 400 fishekë.
Ndërkohë autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku.





