FIER, 5 korrik 2013 –Një pus nafte ka shpërthyer pak minuta më parë në fshatin Belin të Fierit.

Sipas policisë pusi nuk ishte në punë në kohen e shpërthimit. Shpërthimi vijon ende.

Banorët përreth anë alarmuar pasi prej posit po dalin gazra dhe naftë bruto që rrezikojnë banesat pranë.  

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Nga hetimet paraprake mësohet se shkak i shpërthimit është vjedhja e kapakut të pusit për skrap.