Aidan Jackoviak Smith është një 2-vjeçar i cili vuan nga një çrregullim gjenetik i rrallë që e ka deformuar në fytyrë dhe me shumë mundësi nuk do të mësojë dot kurrë të ecë apo të flasë si pasojë e këtij çrregullimi që prek edhe trurin.
Doktorët ende nuk e kanë përcaktuar diagnozën, por janë duke punuar që të kuptojnë ku qëndron problemi.
Ata dyshojnë se bëhet fjalë për sindromën CLOVE, një çrregullim që shkakton anormalitete në venat e gjakut, lëkurë dhe shtyllën kurrizore.
Prindërit e vogëlushit fatkeq thonë se janë ezauruar emocionalisht dhe ekonomikisht.
Babai ka lënë punën për t`u kujdesur gjatë gjithë kohës për të birin, ndërsa nëna punon “part-time”.





