Tashmë edhe vetë Sadije Berisha, bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit, po e pranon se lidhja e tyre ka marrë fund. Para zgjedhjeve, ajo u kthye në Shqipëri ku u pa duke votuar e shoqëruar nga fëmijët.
Në një postim të bërë në Facebook, 45-vjeçarja shpreh zemëratën për “braktisjen” nga Shkëlzeni për t’u lidhur me Armina Mevlanin.
Sadija e cilëson veten "shqiponjë", ndërsa Shkëlzenit i referohet si "trumcak".
“Dhe jeta ka për të vazhduar ashtu siç Zoti e ka shkruar. Dikush më tha se kur bie shi, trumcakët kërkojnë strehë, por jo shqiponjat, ato s’kanë nevojë për një të tillë. Shqiponja ngrihet lart mbi re, në majat e maleve, atje ku nuk ka shi dhe ku dielli shndrin”, ka postuar Sadija në Facebook.





