TIRANË, 4 korrik 2013 – Tritan Shehu, i ftuar në rubrikën ‘opinion” në News24, pohoi për gazetarin Denis Minga, se Partia Demokratike po bën ashtu si në vitet 1990 histori, pavarësisht humbjes së 23 qershorit. Ndërkohë që theksoi se është hera e parë që PD lë pushtetin me votë.
“PD ka bërë histori që në dhjetor 1990, dhe është promotor i ndryshimeve demokratike. Ajo po e përdor dhe sot humbjen e saj për të bërë histori. Hera e parë që PD lë pushtetin me vote, se në 97 nuk e la pushtetin me votë e la e adresuar dhe e goditur ëpr të evituar me të keqen”, theksoi Shehu.
Shehu vlerësoi liderin historik të së djathtës, Sali Berisha për vendimin e dorëheqjes teksa tha se ai dha mesazh pozitiv. Shehu tha se Berisha ka kontributin që nuk po e lë PD të bijë pikjatë.
“Unë dua të theksoj këtë që Berisha ka qenë kryesues i PD në shumë vite, inspirues i saj, pasi ka qenë inspirues i gjihë ndryshimeve duke dhënë kontribut të paçmuar. Berisha është njeri racional , që pati absolutisht vullnetin demokratik të japë mesazh të emancipuar duke pranuar humbjen dhe dhënë dorëheqjen. Ai nuk iku për ta lënë PD në pikjatë të lirë. Kemi para nga partitë e tjera. Unë jam i bindur se Berisha do mbetet personazh i rëndësishëm jo vetëm i politikës shqiptare. Përgjegjësia e tij për të cuar procesin deri në zgjedhjet e kreut të ri, pastaj i riu do marrë atributet”, u shpreh Shehu.
Shehu tha se PD do tregojë sesi bëhet opozitë e fortë në vend, teksa shtoi se mënyra për zgjedhjen e kreut të ri nga kryesia i jep ati më fuqi.
“Kur një kryetar partie zgjidhet nga partia ka më tepër fuqi,. Ai patjetër do ketë stafin e tij. Rruga që po ndiqen është normale. Do jete prova e tre e historisë së PD me mënyrën si do jetë në opozitë. Duke qenë një opozitë vizionare por dhe e fortë dhe e qartë”, tha Shehu.
Shehu një nga pjesëtarët e strukturave të PD, analizoi disa nga shkaqet e humbjes së demokratëve. “8 vjet qeverisje, që e pranon rotacionin. Por, në fakt nuk kisha menduar këtë rezultat. Ka element që lidhen me PD dhe disa që nuk lidhen. Situatën ekonomike në të cilën ndodhet vendi. Niveli i administratës, si dhe me mënyrën e funksionimit të strukturave kur je në mazhorancë” analizoi Shehu.





