DURRËS, 4 korrik 2013 – Mesnatën e djeshme rreth orës 24.00, policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasin Bekim Xhoka, 27 vjeç, banues në Kamëz Tiranë.
Sipas policisë së Durrësit arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se rreth orës 09.00, duke drejtuar mjetin Fuoristradë tip “Toyota” me targa AA434FE, në fshatin Rrotull Maminas, 27-vjeçari ka aksidentuar këmbësoren L.Mezini, 38 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Ushtarak në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Materialet për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” policia e Durrësit ia kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.





