TIRANE, 4 korrik 2013 – Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve shtyu sot publikimin e rezultatit për zonat zgjedhore të qarqeve Durrës dhe Shkodër, ndërsa miratoi tabelën përfundimtare të rezultateve për qarkun e Fierit dhe Elbasanit. 

Në fillim të mbledhjes, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Njazi Kosovrasti, kërkoi shtyrjen me 24 orë të nxjerrjes së rezultatit për Durrësin dhe Shkodrën, pasi, sipas tij, materiali ishte shumë voluminoz dhe do duhet më shumë kohë për shqyrtimin e tij.

Gjithashtu, KQZ vendosi sot të shtyjë dhe shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga PD dhe përfaqësuesi i saj në KQZ, me objekt, kundërshtimin e vendimit të KZAZ nr.81 (qarku Vlorë), për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të komunës Sevaster.