Dasëm së shpejti. Miriam Cani dhe Alban Skënderaj do të martohen. Këtë e mësuam në Facebook, ku në profilin e saj Miriam Cani ka postuar një foto me një unazë diamanti në gisht dhe me një diciturë ku sqaron se Alban Skënderaj e ka propozuar për martesë. 

Cifti këto ditë ndodhet në ishujt maldive për pushime dhe nëpërmjet Facebook bëjnë të ditur të rejat më të fundit rreth tyre. 

“Surpriza me e MADHE ne jete me erdhi dje gjate eksperinces se pare te zhytjes mes bukurive te oqenit Indian. Dua ta ndaj dhe me te gjithe ju miqte e mi. 
Albani me instruktoret kishte organizuar gjithcka pa dijenine time dhe midis nje shkrimi me PROPOZOI PER MARTESE :)) 
Nderkohe qe mundohesha te merrja fryme NATYRISHT i ktheva vetem nje POOOOOO :)))”, shkruan Miriam Cani në Facebook.