DURRËS, 2 korrik 2013 – Policia e Durrësit ka plotësuar tre kërkesë-padi për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për tre persona.
Rasti i parë që ka trokitur në dyert e policisë është një shtetase 29-vjeçare, banuese në Durrës, e cila ka deklaruar se ndaj saj ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ish-kunata e saj, shtetësja me iniciale K.D., 37 vjeçe.
Një rast tjetër është një shtetase 20-vjeçare, banuese në Durrës, e cila ka deklaruar në polici se ndaj saj ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike bashkëshorti i saj, shtetasi me iniciale L.K., 29 vjeç.
Gjithashtu policia e Durrësit ka plotësuar kërkesë-padi për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për një shtetas 27-vjeçar, banues në Durrës, pasi vëllai i tij, shtetasi me iniciale S.D., 30 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij.
Sipas policisë së Durrësit materialet për rastet e mësipërme iu përcollën për vlerësim Gjykatës së Rrethit Durrës.





