DURRËS, 2 korrik 2013 – Policia e Durrësit ka vënë në pranga ditën e djeshme rreth orës 13.30, shtetasin Edmond Bahiti, 28-vjeç, banues në lagjen numër 5 Durrës.
Rreth orës 01.30 të ditës së djeshme shtetasi në fjalë është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë një bicikletë model-28, të parkuar para një lokali Bar-Bufe në lagjen numër 14 Shkozet.
Sipas njoftimit të policisë së Durrësit materialet për rastinnë fjalë iu përcollën Prokurorisë Rrethit Durrës për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë”.
Teksa lexon këtë njofim besoj të gjithë durrsakëve do t'u vijë ndërmend filmi i famshëm italian i viteve 60' i Marçelo Mastojanit, "Ladri di biciclette", "Vjedhësi i biçikletave".





