TIRANE, 2 korrik 2013 – Një person ka mbetur i plagosur pasi makina me të cilën udhëtonte është tërhequr për rreth 50 metra zvarrë.
Aksidenti ndodhi pranë mbikalimit që ndodhet pas Spitalit Ushtarak në Laprakë.
Burime nga policia të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje bënë me dije se në aksident u përfshi një makinë tip ‘Benz’, me targë TR 2541 T.
Si pasojë e përplasjes makina është dëmtuar tërësisht dhe drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të rënda.
Ende nuk dihet identiteti i të plagosurit ndërkohë ai është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak.
Dyshohet se shoferit i është fikur makina teksa kalonte mbi shinat e trenit, ndërkohë që makinisti nuk ka mundur të ndalojë trenin.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





