DURRËS, 1 korrik 2013 – Hajdar Xaka, 29 vjeç si dhe Islam Xaka, 28 vjeç, përkatësisht vëllezër, janë shpallur në kërkim nga policia nën akuzën e "Vrasjes së mbetur në tentativë" dhe "Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake".
Vëllezërit akuzohet nga policia se mbrëmjen e kaluar në lagjen numër 1 Krujë, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri pistoletë duke qëlluar dy herë në trup shtetasin me iniciale A. M, 35 vjeç, me banim në Tiranë.
Sipas policisë vëllezërit mësohet të jenë konfliktuar me 35-vjeçarin për motive të dobëta, ndërsa këta të fundit në debat e sipër e kanë qëlluar dy herë me armë zjarri duke e lënë të plagosur.
I dëmtuari është dërguar për në spitalin Ushtarak Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që dy autorët e ngjarjes janë shpallur në kërkim nga policia dhe po punohet për arrestimin e tyre.
/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





