Thuhet se tatuazhet e mëdhenj në trup kthehen në një problem serioz me kalimin e moshës.
Por ky rregull duket se nuk len për 76-vjeçaren Isobel Varley nga Anglia.
Ajo është gruaja me më shumë tatuazhe në trup dhe më e vjetra në moshë, që pëlqen të ketë në gjithë lëkurën e saj piktura me ngjyra dhe forma të çuditshme.
Ajo ka thyer rekordin Guinnes jo vetëm për moshën, por edhe për numrin e tatuazheve që ka në gjithë trupin.
Tatuazhin e parë e ka bërë në vitin 1986, kur ishte 49 vjeç.
Ajo thotë se fillimisht bëri tatuazh një dallëndyshe të vogël në shpatull.
Ndërsa më pas nisën ti pëlqenin tatuazhet e mëdhenj.
Sot trupi i saj është i mbuluar me tatuazhe dhe ajo thotë se ndjehet mirë me pamjen e saj edhe pse njerëzve shpesh herë u duket e frikshme.





