Aiden është emri i engjëllit më të ri të botës, që ka gëzuar me ardhjen e tij të gjithë familjarët.

Ajo është supermodelja e parë shqiptare.

Valbona Çoba, ylli shqiptar i pasarelave që prej vitesh jeton në Amerikë ka provuar disa ditë më parë ndjesinë e të qenit nënë.

Pas martesës së bujshme me menaxherin amerikan Todd, Çoba ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, që është djalë.

Aiden është emri i engjëllit më të ri të botës, që ka gëzuar me ardhjen e tij të gjithë familjarët.

Domethënia e emrit të të voglit është ‘i lindur nga zjarri’.

Zjarrit që qëndron ndezur në zemrat e Bonës dhe Todd-it, e që urojmë të mos shuhet kurrë, sikundër urojmë që Aiden të jetojë gjatë e të jetë gjithmonë i lumtur me të dashurit e tij të zemrës.