TIRANE, 1 korrik 2013 – Ish-deputeti socialist që kandidoi i pavarur në këto zgjedhje parlamentare, Arben Malaj nuk është ftuar në festën e PS që organizohet sot pasdite. 

Malaj në një reagim në rrjetin social Facebook është shprehur se ftesat janë publike por ndoshta jo vetëm burokratike.

Malaj është shprehur se ndihet krenar për kontributin që ka dhënë në PS, ndërsa ka uruar edhe të gjithë socialistët progresistë.

Postimi i plotë i Malaj në Facebook. 

Mirmëngjes,

Kjo është një përgjigje ndaj interesit të gazetareve për pjesëmarrjen në festën e PS-së, ditëlindjen e së cilës ua kam uruar socialistëve progresistë nga Lumi i Vlorës në ditëlindjen e saj në 12 Qershor 2013. 

"Ftesat janë publike dhe ndoshta jo vetëm burokratike. Besoj fleksibël janë edhe mundësitë për t’a festuar ditëlindjen e PS-së. Ndjehem krenar dhe mirënjohës që kam pasur mundësinë të kontribuoj në sfidat e modernizmit të PS-së dhe vendit tim. Detyrimet janë të përhershme dhe mirënjohëse ndaj socialistëve dhe njerëzve të mrekullueshëm të vendit tim. Mundësitë për t’iu shërbyer vetëm pozitivisht, asnjëherë nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë të kushtëzuara nga karrige partiake apo qeveritare. Urimet më të mira dhe mirënjohje të thellë socialistëve progresistë. 

Suksese në sfidën e vështirë por fisnike të mirëqeverisjes së vendit si detyrimi më i madh ndaj vendit tonë”.

Miqësisht Arbeni