MILANO, 1 korrik 2013 – Mëngjesin e sotëm u njoftua nga mediet italiane se një shqiptar, vrau gruan e tij, duke e shtyrë dhe hedhur atë nga ballkoni i katit të nëntë, gjatë një grindjeje për motive xhelozie.

Krimi në familjen shqiptare shtrihet edhe në shtetin fqinj të Italisë.

Një 30-vjeçar ka hedhur nga kati i 9-të i apartamentit ku banonte bashkëshorten e tij pas një zënke mes tyre. 

Mediat italiane, të cilat citojnë burime të policisë bëjnë me dije se ngjarja ndodhi pas një konflikti mes çiftit, i cili kishte si shkak xhelozinë bashkëshortore. 

Silvia H. 31-vjeçarja dyshonte se i shoqi kishte lidhje jashtë martesore në Shqipëri dhe mbrëmjen e së dielës është përballur me të.

31- vjeçarja mësohet të ketë udhëtuar një javë më parë drejt Shqipërisë për t'u takuar me të dashurën e burrit të saj. 

Pas sherrit burrë e grua, 30 vjecari e ka kapur përkrahësh gruan dhe ka mundur ta hedhë nga ballkoni i banesës, duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme. 

Pas krimit 30-vejcari ka lajmëruar policinë duke i thënë se gruaja e tij është vetëhedhur nga kati i 9-të i banesës, por shumë shpejt shenjat e dhunës të gjetura në trupin e viktimës dhe të vetë autorit të ngjarjes, kanë bërë që policia të ngrinte dyshimet mbi burrin.

Policia italiane ka arrestuar menjëherë 30-vjeçarin Zef Lleshi pas krimit.