TIRANE, 1 korrik 2013 – Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e rëndë tek “Don Bosko”, ku një 22-vjeçar ndërroi jetë nga goditjet me thikë nga një 27-vjeçar.
Arbër Mitro, djali i vetëm i familjes u masakrua me thikë pasditen e djeshme pas një sherri për motive të dobëta me një 27-vjeçar.
“Të lutem mos luaj me top para dyqanit tim” kanë qenë fjalë e 22-vjeçarit drejtuar Elton Bajraktarit, të cilat pasuan me një grindje mes tyre.
Rreh orës 16:40 të ditës së djeshme djali 22-vjeçar Arbër Mitro që shikoni në foto, ndodhej në lokalin e tij të lojërave të fatit që ndodhet në rrugën “Don Bosko” në Tiranë kur nisi një sherr me 27-vjeçarin.
Pas fjalëve fyese të ndërsjella mes dy djemve nisi dhuna fizike. Bajraktari dyshohet se ka nxjerrë një thikë me të cilin qëlloi 21-vjeçarin në kraharor dhe veshka.
Sapo i riu është këputur duke rënë në tokë, 27-vjeçari nuk është tërhequr por i ka ngulur atij thikën edhe tre herë në zemër duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Viktima, i cili këtë vit ishte diplomuar për informatikë dhe do të niste masterin është djali i vetëm i familjes Mitro.
Ai ka edhe një motër e cila ndodhej me pushime dhe sapo ka mësuar për ngjarjen është nisur menjëherë.
Në familjen Mitro e cila kishte nisur përgatitjet për dasmën e vajzës që do të martohej në muajin shtator ka pllakosur zija.
Trupi i pajetë i të riut u transportua në morgun e spitalit për ekzaminime të mëtejshme dhe pritet t'u dorëzohet familjarëve.
Ndërkohë që autori i dyshuar u vetëdorëzua një orë mbas vrasjes.





