TIRANË, 1 korrik 2013 –Vetëm në mesnatën e 30 qershorit e një korrikut 2013 departamenti i sizmologjisë i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit pranë Universitetit Politeknik të Tiranës ka raportuar një tërmet të rënë në paraditen e 30 qershorit në rivierën shqiptare.
Rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar një tërmet të lehtë më 30 qershor 2013, ora 9:29:05 GMT ose 11:29:05 (koha e Shqipërisë), me forcë M=2.9 dhe epiqendër në thellësinë 24 km sipër Borshit, Sarandë (shih etiketën në hartën e parë).
Ngjarja sizmike është lokalizuar në koordinatat 40.07°N, 19.86°E (shih shigjetën e gjelbër në hartën e dytë).
Nuk ka njoftime zyrtare për viktima dhe dëme materiale.
Info/
Fshati i Borshit bën pjesë në komunën Lukovës (nënqarku i Sarandës, Vlorë), që ka nën juridiksion fshatrat Lukovë, Çorraj, Borsh, Piqeras, Nivicë-Bubar, Shënvasil, Fterrë, Qazim Pali, Sasaj, (Kakome).
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





