FUSHË-KRUJË, 1 korrik 2013 – Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur pak pas mesnatës në një pikë bastesh pranë qendrës së qytetit të Fushë-Krujës. 

Burime nga policia bëjnë me dije se shpërthimi ndodhi në pikën e basteve me emrin “Mërkur”, ne pronësi të shtetasit Ilir Ziri. 

Nga hetimet paraprake, mësohet se shpërthimi i kryer me lëndë eksplozivi, tritol ka shkaktuar dëme materiale të shumta, ndërkohë që banorët e Krujës janë alarmuar nga tronditja e shkaktuar. 

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit ndërkohë që dyshohet se autorët mund të kenë pasur si synim grabitjen e parave ne pikën e bastit. 

Policia menjëherë ka nisur hetimet për zbulimin e autorëve dhe zbardhjen e shkaqeve.