DURRËS, 30 qershor 2013 – Temperaturat 5 gradë më të ulëta në krahasim me ditët që lamë pas, nuk i ka penguar aspak pushuesit që të frekuentojnë plazhet e Adriatikut.
E gjithë vija bregdetare nga Plazhi i Currilave deri tek Shkëmbi i Kavajës është mbipopulluar nga pushues të shumtë, të cilët kanë preferuar të kalojnë një ditë relaksi në plazhet e Durrësit larg rutinës së përdishme.
Pushues të shumtë që frekunetojnë plazhet e Durrësit shprehen mjaft të kënaqur me ato çfarë gjejnë në këtë fund qershori.
Sipas tyre plazhet e Durrësit të ofrojnë një klimë mjaft të mirë dhe çmime konkuruese në raport me vendet e tjera, çka bën atë akoma edhe më shumë atraktiv për të kaluar pushimet verore.
Krahas pushuesve të ardhur nga Kosova e Maqedonia por edhe rrethe të ndryshme të vendit, këtë fundjavë të shumtë kanë qenë turistët e ardhur nga Hungaria, Gjermania e Turqia.
Përveç plazheve një interes të veçantë pushuesit kanë treguar edhe për sitet arkeologjike e historike të qytetit antik, të cilët i kanë futur në axhendën e tyre për ti vizituar.
/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





