TIRANË, 29 qershor 2013 –Dy tërmete të lehta në harkun e 9 orëve në Ostren të Bulqizës (Dibër).

Rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar dy lëkundje të lehta toke më 29 qershor, në pothuajse në të njëjtin vend, në Ostren të Dibrës, në koordinatat 41.4°N, 20.47°E  (shih shigjetën e gjelbër në hartën e dytë) dhe 41.4°N, 20.52°E.

Tërmeti i parë ra në ora 7:18:42 GMT ose 9:18:42 (koha e Shqipërisë), me forcë M=2, epiqendra në thellësinë 12 km (shih etiketën në hartën e parë).

Tërmeti i dytë ra në orën 16:24:29 GMT ose 18:24:29 42 (koha e Shqipërisë), me forcë M=2.8, epiqendër në thellësinë 7 km.

Nuk ka njoftime për viktima dhe dëme materiale.

Info/

Komuna Ostren është në përbërje të nënqarkut të Bulqizës (Dibër) dhe ka nën juridiksion fshatrat, kryesisht me popullsi maqedonishtfolëse, Ostren i Madh, Ostren i Vogël, Okshtun i Madh, Okshtun i Vogël, Radovesh, Kojavec, Lejcan, Oreshnjë, Tuçep, Orzhanovë, Lladomericë, Pasinkë, Tërbaç.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/