Catherine Kieu, 50 vjeç, mund të kërkojë lirim me kusht vetëm pas 7 vjetësh.

Avokatët e saj thanë se ajo kishte probleme mendore e shëndetësore, që i janë shkaktuar prej abuzimit kur ishte fëmijë dhe prej ish-të shoqit të saj.

Por, viktima tha se ai kishte humbur pjesën e mbetur të jetës së tij dhe identitetin, pas sulmit të saj.

Kieu sulmoi ish-burrin e saj me një thikë në korrik të 2011-ës, pasi i kishte dhënë më parë pilula gjumi, bënë të ditur prokurorët. Ajo e lidhi më pas në krevat, thanë ata.

Policia kishte njoftuar se çifti ishte duke u divorcuar përpara momentit të sulmit.

Kieu u tha zyrtarëve, të pranishëm në vendngjarje, se “ai e meritonte atë”, gjithnjë sipas policisë.