TIRANË, 28 qershor 2013 –Rrjeti sizmologjik shqiptar bën të ditur se më 28 qershor 2013, ora 10:17:10 GMT ose 12:17:10 (koha e Shqipërisë), është regjistruar tërmet i lehtë, me forcë M=2.7, që epiqendrën e kishte në thellësinë 24 km (shih etiketën në hartën e parë).
Lëkundjet e tokës janë lokalizuar në koordinatat 41.14°N, 19.87°E, afër fshatit Cacabezë të komunës së Pajovës (nënqarku i Peqinit), 13 km në vijë ajrore në perëndim të qytetit të Elbasanit (shih shigjetën e gjelbër në hartën e dytë).
Nuk ka njoftime për viktima apo për dëme materiale, kjo dhe për faktin se ngjarja sizmike ka ndodhur në thellësi të madhe, zonë malore e terren të aksidentuar dhe pak të populluar.
Info/
Komuna Pajovë, ku bën pjesë fshati Cacabezë, ka nën juridiksion fshatrat Pajovë, Grykesh i Madh, Bishqem, Paulesh, Bishqem Fushë, Leqit, Lazarej, Haspiraj, Hasnjok, Çengelas, Garunjë e Papërit, Cacabezë; pjesëmarrja në votimet e 23 qershorit ishte 57,07 për qind, ku PS-ja mori 50,42 për qind të votave; LSI-ja vetëm 1,7 për qind, PD-ja 34,7 për qind, PDIU-ja 10,53 për qind.
/th.m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





