DURRËS, 28 qershor 2013 – Muzeu arkeologjik i Durrësit, pjesë e pelegrinazhit turistik të qytetit të turizmit, prej afro dy vitesh qëndron i mbyllur. Shkak për këtë janë bërë tejkalimet e afateve në punimet që po kryhen për rikonstruksionin e tij të plotë. Punimet të cilat nisën në korrik të 2011-ës dhe duhej të përfundonin 140 ditë më pas, i kanë tejkaluar disa herë afatet. Shkak për zvarrritjen janë bërë pengesat e hasura gjatë rikonstruksionit në drejtim të zhvendosjes së objekteve, por edhe për shkak të mungesës së një plani-pune të mirëmenduar para fillimit të rikonstruksionit të tij. Tejkalimin e afateve në punime, tre herë më shumë nga çfarë ishte parashikuar në kontratë, Keidi Sejdiu, drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Monumenteve Kulturore në Durrës, e justifikon me vështirësitë që kanë hasur në drejtim të zhvendosjen së objekteve dhe mungesës së një vendi për t’u ruajtur deri në përfundimin e punimeve.
“Mungesa e një vendi për vendosjen e objekteve gjatë procesit të rikonstruksionit bëri që puna për restaurimin e muzeut të bllokohej për më shumë se 6 muaji deri në ndërtimin e një magazine, e cila më herët duhej të ishte parashikuar në projekt”, tha Sejdiu.
Për ndërtimin e magazinës, drejtoria rajonale e monumenteve të kulturës i kërkoj një fond shtesë ministrisë së turizmit, e cila e lëvroi me 2 muaji vonesë, duke sjellë një bllokim të procesit prej afro 8 muaji. Por, sot pas afro dy vitesh nga dita e fillimit të punimeve ashtu sikurse parashikohej në kontratë, muzeu ende nuk është gati për të pritur vizitorët. Edhe pse godina brenda është restauruar plotësisht, ekspozimi i gjithë iventarit të muzeut është një proces që sipas drejtoreshës së Drejtorisë Rajonale të Monumenteve Kulturore në Durrës, Keidi Sejdiu, kërkon shumë kohë.
“Edhe pse ka përfunduar i gjithë rikonstruksioni i brendshëm i godines si dhe fasada e jashtme, muzeu nuk do të jetë i vizitueshëm për turistët, të paktën edhe për një muaji. Në ambjetet e brendshme po punohet për vendosjen e kamerave të sigurisë si dhe sistemimin e objekteve të shumta arkeologjike. Ky proces kërkon kohën e duhur, pasi objektet përpara se të sistemohen i nështrohen procesit të pastrimit”, thotë Sejdiu.
Paralel me vendosjen e objekteve arkeologjike, puna sipas drejtoresësh është përqëndruar në rehabilitimin e oborrit të jashtëm, në të cilin janë hasur dhe pengesat e para. Në oborrin e muzeut ka shumë gurë me vlerë historike, të cilët janë të shpërndara në të gjithë sipërfaqen. Kjo pasuri sipas Sejdiut nuk është pjesë e fondit të drejtorisë së monumenteve të kulturës, por e institutit të studimeve albanalogjike.
“Ne i kemi kërkuar institutit të studimeve albanalogjike zhvendosjen e gurëve dhe objekteve të tjera të cilat ndodhen në oborrin e muzeut arkeologjik dhe nga ana e tyre na është premtuar largimi sa më i shpjetë i tyre, por pa na përcaktuar një afat konkret”, tha Sejdiu.
Muzeu arkeologjik disponon mijëra objekte , të cilat sipas mbikqyrësve të punimeve duan të paktën një muaji kohë për tu vendosur dhe ekspozuar në vendet e përcaktuar nga ekspertë të arkeologjisë dhe koha e vënë në dispozion ka qenë mjaft e kushtëzuar. Ndërsa afati më i afërt i përcaktuar që ky muze do të hapë dyert për vizitorët, sipas Sejdiut do të jetë fillimi i muajit gusht.
“Nëse ecim me këto ritme, besojmë që në fillim të muajit gusht do të presim shiritin e përfundimit të punimeve me qëllim që vizitorët të kenë mundësi të shikojnë nga afër objektet mijëravjeçare që disponon muzeu”, shprehet Sejdiu.
Kyçja prej afro dy vitesh e muzeut arkeologjik, ka dhënë një impakt negativ edhe në turizëm, por edhe në të ardhurat financiare për drejtorinë e monumenteve kulturore në Durrës. Duke qenë se qyteti i Durrësit frekuentohet çdo stinë të vitit, mungesa e muzeut arkeologjik në guidat turistike, sipas operatorëve turistikë, ka ndikuar negativisht, pasi një ndër arsyer e frekunetimit të këtij qyteti mbetet dhe njohja me objektet që ky muze disponon.
Fondi për rikonstruksionin e muzeut arkeologjik të Durrësit, i vetmi i këtij lloji në vendin tonë, është 104 milionë lekë. Projekti parashikon ndërhyrje në fasadën e godinës trekatëshe, izolimin e tarracës, rehabilitimin e sheshit para godinës si dhe pjesa më e rëndësishme, vënien në efiçencë të katit të dytë që prej vitesh nuk ka qenë i hapur për vizitorët.
/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





