ITALI, 28 qershor 2013 – Abdyl Alili është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen dhe grabitjen e bashkëshortëve Paolo Markoni dhe Ada Çerketi, që ndodhi në shtator të vitit të kaluar në shtëpinë e tyre në Montalupone.
Gjykata e qytetit Maserata vendosi që Alilit, i cili është nga Maqedonia, t’i merret e drejta e prindërimit, që do të thotë se nuk do të mund të kujdeset e as t’i shohë tre fëmijët e tij.
Dënimi me burg të përjetshëm do të thotë se përjashtohet mundësia që ai të qëndrojë në birucë (qeli vetëm për një njeri), për shkak se në të kundërtën Alili do të mund të lirohej pasi ta kryejë dy të tretën e dënimit.
Sipas vendimit gjyqësor, Alili do të duhet t’u paguajë 500.000 euro dëmshpërblim dy vajzave të bashkëshortëve të vrarë, si dhe 180.000 euro të tjera për nipat e viktimave, që megjithatë është dënim simbolik, sepse Alili nuk ka aq para, e as pronë.
Gjykata si rrethanë rënduese ka theksuar faktin se bashkëshortët kanë qenë të moshuar, ndërsa Markoni ka qenë i sëmurë nga sëmundja e Alchajmerit.
Alili ka qenë nën ndikim të drogës dhe ka përdorur forcë brutale, duke i qëlluar me thikë bashkëshortët italianë, duke u vjedhur bizhutë e floririt dhe duke i shitur ato për 2.000 euro.





