DURRËS, 28 qershor 2013 – Në çdo ditë në familje një person dhunohet fizikisht apo psikologjikisht.
Statistikat e policisë së Durrësit tregojnë se dhuna në familje po shënon rritje.
Gjatë 48 orëve të fundit në polici janë denoncuar 6 raste të dhunës në familje.
Sipas policisë së Durrësit në dyert e policisë ka trokitur një 33-vjeçare, banuese në rrethin Shijak, pasi ish-bashkëjetuesi i saj, shtetasi me iniciale L.D., 49 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
Një tjetër rast denoncimi vjen nga një 29-vjeçare, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti i saj, shtetasi me iniciale H.T., 28 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë sistamatike ndaj saj.
Gjithashtu një 31-vjeçare, banuese në Durres, ka deklaruar në polici se bashkëshorti i saj, shtetasi me iniciale Sh.K., 32 vjeç, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë sistamatike ndaj saj.
Policia ka plotësuar Kërkesë-Padi për Lëshimin e Urdhërit të Mbrojtjes së Menjëhershme ndaj një shtetase 58-vjeçare nga Durrësi, e cila dhunohej fizikisht e psikologjikisht nga djali i saj 36-vjecar, me iniciale Sh.D.
Një tjetër grua e moshës 37-vjeçare nga Durrësi ka denoncuar të birin, 18-vjeçarin me iniciale A.B., pasi ajo dhunohej fizikisht dhe psikologjikisht nga ai.
Gjithashtu dhe një 48-vjeçare nga Durrësi ka denoncuar bashkëshortin e saj me iniciale E.B., 49-vjeç, pasi ai e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht.
Sipas policisë së Durrësit, për lëshim e urdhërit të mbrojtjes për të gjitha këto gra, materialet iu përcollën Gjykatës së Rrethit Durrës.
/Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





