· Komenti politizues: “Ju që votuat kundër Sali Berishës edhe tërmeti edhe zoti do t’ju ndëshkojë”!
TIRANË, 28 qershor 2013 – Sikurse ka njoftuar dhe më parë “Dyrrah”, dita e 27 qershorit 2013 ishte tejet e ngarkuar me veprimtari sizmike nga jugu në veri-jug sërish, sikurse ndodhi pasdite në juglindje.
Koincidenca që tërmetet ndodhën të nesërmen e dorëheqjes së kryeministrit shqiptar Sali Berisha nga të gjitha funksionet në PD, ka shkaktuar koment politizues absurd dhe qesharak në sajtin e balkanweb-it pas njoftimit fals të sizmologëve për tërmet në Peqin: “Ju të Elbasanit dhe Peqinit që votuat kundër Sali Berishës edhe tërmeti edhe zoti do t’ju ndëshkojë”!
Rrjeti sizmologjik shqiptar njofton se më 27 qershor 2013, ora 16:45:07 GMT ose 18:45:07 (koha e Shqipërisë), ka regjistruar një tërmet të lehtë me forcë M=2.7 në koordinatat 40.22°N, 20.62°E.
Sipas departamentit të sizmologjisë, ngjarja sizmike është lokalizuar 8 km në vijë ajrore në verilindje të qytetit të Leskovikit (nënqarku i Kolonjës), me epiqendër në thellësinë 18 km (shih etiketën në hartën e parë).
Info/
Sipas google earth lëkundjet e tokës janë lokalizuar midis fshatrave Podë dhe Radanj të Komunës së Qendër-Leskovikut (shih shigjetën e gjelbër në hartën e dytë), që ka nën juridiksion fshatrat Pobickë, Cerckë, Radat, Radovë, Postenan, Lashovë, Peshtan, Podë, Kovaçisht, Vrepckë, Gërmenj, Radanj, Glinë, Gjinakarë; pjesëmarrja në votimet e 23 qershorit në këtë komunë me… 582 zgjedhës ishte rreth 52 për qind (299 veta), ku PS-ja mori mbi 41 për qind të votave, LSI-ja 8,7 për qind, PD-ja 40,5 për qind, PR-ja 5,3 për qind.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





