TIRANË, 27 qershor 2013 –Dhe tërmetet nuk kanë të sosur ditën e 27 qershorit 2013, nga Lushnja në Elbasan dhe pastaj në Mirditë.

Rrjeti sizmologjik shqiptar njofton se më 27 qershor 2013, ora 11:33:40 GMT ose 13:33:40 (koha e Shqipërisë), ka regjistruar një tërmet të lehtë me forcë M=2.3 në koordinatat 41.85°N, 20.13°E.

Sipas departamentit të sizmologjisë, ngjarja sizmike është lokalizuar 9 km në vijë ajrore në verilindje të Kurbneshit (nënqarku i Mirditës), me epiqendër në thellësinë 7 km (shih etiketën në figurën 1).

Info/

Sipas google earth lëkundjet e tokës janë lokalizuar në afërsi të fshatit Grykë-Orosh të komunës Orosh (shih shigjetën e gjelbër), që ka në përbërje fshatrat Nënshejt, Reps, Blinisht, Kullaxhi, Gur i Bardh, Gurth Spaç, Kodër Spaç, Peshqesh, Lgjin, Bulshat, Planetë, Mashterkor, Grykë-Orosh, Lajthizë, Ndërshenë; pjesëmarrja në votimet e 23 qershorit ishte 56,6 për qind, ku PD-ja mori 36 për qind  të votave, PS-ja 29,6 për qind dhe LSI-ja 15,3 për qind.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/