TIRANË, 27 qershor 2013 – Një ditë pas fjalimit të dorëheqjes, porosia e kryeministrit në mbledhjen të kabinetit qeveritar ishte për ministrat dhe administratën në veçanti, që ato të punojë me përkushtim deri në ditën e fundit të dorëzimit të pushtetit dhe betimit të kabinetit të ri. 

“Fushata elektorale, dihet tani, zgjedhjet përfunduar. Detyra jonë është që deri ditën që parlamenti të votojë kabinetin e ri dhe të betohet tek presidenti, qeveria dhe administrata duhet te funksionojnë me të gjitha kapacitet dhe gjiro te plota. Administrata e këtij vendi është një pasuri e madhe kombëtare dhe duhet te tregojë veten të funksionojë me kapacitet te plote dhe përkushtim të madh gjer ditën që ne e dorëzojmë. Ditën që ne e dorëzojmë i takon qeverisë tjetër të përcaktojë rrugën e mobilizimin dhe organizmit. Jeni të lutur, këtë mesazh që kam për punonjësit e administratës, duke i falënderuar për punën e bërë, duhet t’ia përcillni. Ne qëndrojmë me projektin deri ditën e fundit. Ditën e fundit vjen një drejtim i ri, që përcakton rregullat dhe standardet”, u shpreh Berisha 

Kryeministri i vendit Sali Berisha një ditë pasi pranoi verdiktin e zgjedhjeve dhe komunikoi zyrtarisht dorëheqjen nga cdo funksion i PD, mbodhi mesditën e sotme kabinetin qeveritar, ku kryefjalë ishte projekti TAP dhe kërkesa që ai i ka bërë sot përfaqësuesve të konsorciumit “Shah Deniz 2”, për përfshirjen e Kosovës në projekt. 

“Procesi e integrimi është me rëndësi, por ky projekt zgjidh problemin numër 1 për shumicën e vendeve të botës si energjia. Projekti do të ketë mbështetjen e qeverisë dhe të opozitës nesër në parlament dhe shqiptarët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e madhe që ka ai. Në rafshin ekonomik dhe strategjik bën një fitore, procesi i integrimit është themelore, por shqiptarë me projektin TAP zgjidhin çështjen e energjisë. Kam paraqitur kërkesën që të përfshihet dhe Kosova. Pasi ndjenjat miqësore janë të lartë,po r ka një problem që ndërlikon këtë çështjen”, u shpreh Berisha. 

Berisha vlerësoi se projekti TAP, “do jetë dhe projekti më i madh i gazit në Evropë, i cili tejkalon në investim cdo projekt tjetër gazsjellës dhe do të krijojë në Shqipëri mijëra vende pune”, teksa shprehu mirënjohjen për vendet mike ku do kalojë projekti, Turqinë-Italinë-Greqinë. 

Kryeministri Berisha tri ditë nga zgjedhjet e 23 qershorit, në një dalje për mediat nga selia blu komunikoi se pranon verdiktin e zgjedhjeve, dhe mban gjithë përgjegjësinë e humbjes. 

Lideri historik i së djathtës, pas rezultatit të thellë që i dha fitoren me 84 mandate koaliconit të majtë dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet e PD, teksa beri me dije se do te qendroje deri ne shtator ne krye te qeverise afat qe e percakton dhe Kushtetuta, nderkohe do të drejtojë partine që udhëhoqi për 22 vite me radhë deri ne zgjedhjet e kreut të ri.