TIRANË, 27 qershor 2013 – Që në pikë të mëngjesit të 27 qershorit 2013, pas orës 5, tri lëkundje të njëpasnjëshme goditën rrethinat Lushnjë-Belsh.
Rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar tri tërmete mesatare, forca 3-3,5 në zonën Lushnjë-Belsh, njëri prej të cilëve, ora 3:16:47 GMT ose 5:16:47 (koha e Shqipërisë).
Goditja e tretë, sipas departamentit shqiptar të sizmologjisë (shih etiketën) është lokalizuar në koordinatat 40.91°N, 19.86°E, 10 km në vijë ajrore në juglindje të qytetit të Lushnjës, në thellësinë 15 km (sajtet të huaja japin M+3,5 dhe epiqendër 2 km).
Sipas google earth lëkundjet e tokës janë ndier në zonë fushore, në fshatin Kashtëbardhë të komunës së Karbunarës në nënqarkun e Lushnjës (shih shigjetën jeshile).
Info/
Komuna Karbunarë ka nën juridiksion fshatrat Balaj, Bickë, Karbunarë e Sipërme, Kasharaj, Kashtëbardhë, Mollas, Murriz-Peqin, Skilaj, Stan Karbunarë, Zgjanë; pjesëmarrja në zgjedhjet e 23 qershorit ka qenë 53,5 për qind, ku PS-ja ka marrë 37 për qind të votave dhe LSI-ja 8,5 për qind, kurse PD-ja 27 për qind të votave, FRD-ja 4,7 për qind dhe Dritan Prifti 1,8 për qind.
Nuk ka njoftime për viktima dhe dëme materiale.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





