SARANDË, 27 qershor 2013 – Qyteti i Sarandës është tronditur sot nga shpërthimi i tritolit të ndodhur në orët e para të mëngjesit në zyrën e avokates Albana Husi.
Burime nga policia e Sarandës konfirmojnë se shpërthimi i cili ndodhi në orët e para të mëngjesit, në një zyrë avokatie në lagjen numër 1 pranë Gjykatës së Sarandës, fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar njerëz , por ka pasur shumë dëme material në dyer, dritare dhe objekte të tjera.
Banorët që banonin në këtë zone janë tronditur nga shpërthimi dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Blutë e Sarandës kanë nisur hetimet ndërkohë ende nuk dihet sasia e tritolit të vendosur në zyrën e avokates dhe nëse shpërthimi lidhet me detyrën e Albana Husit.





