FUSHË KRUJË, 27 qershor 2013 – Grabitje me armë dhe maska dje në autostradën Fushë Krujë-Milot. 

Nga hetimet paraprake, mësohet se persona të maskuar nën kërcënimin e armës, pasi janë futur në një firmë private pranë fshatit Derven, kanë arritur të marrin 2 milionë Lekë dhe të largohen në drejtim të paditur.

Më datë 26.06.2013, ora 15.00,  shtetasi me iniciale F.S., 58 vjeç banues në fshatin Hasan, Fushë-Krujë ka bërë kallëzim në polici,  pasi sipas tij mesditën e djeshme rreth orës 14.30,  2 persona të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e firmës në pronësi të tij në fshatin Derven Krujë dhe i kanë marrë me dhunë shumën prej 2 milionë lekësh.

Policia ka mundur të gjejë mjetin e braktisur me të cilët u larguan grabitësit.

Policia nis hetimet, për identifikimin dhe kapjen e autorëve.