VLORË, 27 qershor 2013 – Ishte dënuar në Itali me 23 vite burg për trafikim dhe rrëmbim personi, arrestohet 37-vjecari.
Burime nga policia e Vlorës, bëjnë me dije se falë operacionit të koduar "sipërmarrësi kanë arrestuar shtetasin Vladimir Merkaj, me gjeneralitete të ndryshuara në Dalan Selfo Merko.
Nga hetimet paraprake mësohet se 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga INTERPOL ROMA pasi Gjykata e Riminit, dhe Gjykata e Apelit Bolonja, Itali me vendimin e vitit 2010 e kanë dënuar me 23 vjet 7 muaj e 8 ditë burg për veprat penale, “Dhunë seksuale”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Emigracion i paligjshëm”, “Rrëmbim personi” dhe “Trafikim narkotikësh”.
Materialet procedurale në ngarkim të tij ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për kryerjen e procedurave të mëtejshme gjyqësore për ekstradimin e tij në Itali.





