BERAT, 26 qershor 2013 – Një aksident me pasojë vdekjen e një 13-vjeçareje ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën nacionale Berat-Fier.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drenovicë ku një motorr ka përplasur për vdekje 13-vjeçaren me iniciale ZH.B.

Mësohet se e mitura ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën në momentin kur është përplasur nga motorri i cili po lëvizte me shpejtësi.

Sipas informacioneve autori i aksidentit është larguar menjëherë nga vendngjarja duke mos i dhënë ndihmën e parë të miturës ndërkohë që policia po vijon kërkimet për kapjen e tij.