TIRANË, 26 qershor 2013 – Një zjarr i madh ka shpërthyer në një fabrikë gipsi në Pezë Helmës.
Zjarri po përhapet me shpejtësi, duke kërcënuar banesat rreth saj.
Këtë e favorizon edhe lënda materiale e gipsit, që ndodhej në masë të madhe në fabrikë.
Drejt vendngjarjes kanë nisur 6 zjarrfikëse për të shuar flakët.





