DURRËS, 26 qershor 2013 –Deri në orën 16:43 në qarkun e Durrësit raportohej se ishin numëruar 439 kuti votimi nga 444 gjithsej.

Pritet nga çasti në çast të dalin rezultatet edhe nga 5 kutitë e fundit në Krujë.

Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” ka marrë 78 827 vota, ku PS-ja ka 60 243 vota dhe LSI-ja 11 507 vota.

Koalicioni “Aleanca për Punësim, Mirëqenie e Integrim” ka siguruar 69 043 vota, ku PD-ja ka 52 113 vota, PR-ja 10 260 vota; PDIU-ja 3 734 vota.

Diferenca midis dy grupimeve të mëdha është 9 784 vota më tepër, në favor të së majtës.

Diferenca midis PS-së dhe PD-së është 8 130 vota më shumë e para.

FRD-ja ka marrë 4 521 vota.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/