DURRËS, 26 qershor 2013 – Komuna Thumanë e rrethit të Krujës, e cila deri para pak kohësh drejtohej nga të majtë, është fituar nga e djathta.

Sipas dekretit të presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, paralel me zgjedhjet e 23 qershorit është votuar edhe për krerët e njësive vendore, të cilët u tërhoqën pas kandidimit për deputetë.

Artur Bushi, i cili vetëm pak kohë më parë mbante postin e kryetarit të komunës Thumanë u tërhoq për të kandiduar si deputet nën siglën e partisë socialiste.

Rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura për këtë komunë, shpallën fitues kandidatin e partisë Demokratike Hamdi Pashën, me 500 vota me shumë kundrejt rivalit të tij Arben Uka i partisë Socialiste.

/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/