DURRES, 26 qershor 2013 – Agron Duka, kandidati fitues i Partisë Republikane në qarkun e Durrësit, thotë për GSH se do të qëndrojë në opozitë.

“Me zotin Koka, që e kam kunat, kemi marrëdhënie shumë të mira. Në parlament unë do të jem opozitar. Do jemi kundërshtarë politikë në parlament. Në këtë parlament ka ndodhur që do të jenë edhe Monika Kryemadhi me Ilir Metën, bashkëshortë, Ilirjan Celibashi nga PS dhe Fatmir Mediu nga PR, edhe ca të tjerë që nuk i mbaj mend tani”.

“E them me bindje të plotë që do të jem opozitar dhe ne si PR do të kemi grupin tonë parlamentar,” shton Duka, duke ia dedikuar fitoren banorëve të Shijakut.