TIRANE, 26 qershor 2013 – E djathta po e përjeton dramatikisht humbjen në zgjedhjet e 23 Qershorit. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, prej disa ditësh vazhdon të qëndrojë në Shkodër dhe ende nuk është kthyer në Tiranë. Por rezultati zhgënjyes për demokratët e 23 qershorit ka krijuar një tronditje të thellë tek nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli.

Mësohet se ajo nuk ka mundur ta përballoje humbjen e zgjedhjeve dhe ka humbur ndjenjat. Topalli thuhet se e ka marrë veten vetëm pasi e kanë ngushëlluar miqtë e partisë se duhet të jetë e fortë, pasi ende nuk ka përfunduar numërimi i votave dhe ku i dihet, surprizat ruhen për në fund. Mjeku personal, i veshur civil, është parë të shkojë shpesh tek shtëpia e zonjës Topalli, ç'ka dëshmon se gjendja e saj shpirtërore është shumë e rëndë.

Zonja Topalli kryesonte Qarkun e Shkodrës, por ka pësuar një disfatë të tmerrshme. Pas Lulzim Bashës, humbësja e dytë e madhe e zgjedhjeve të 23 Qershorit, është padyshim Jozefina Topalli, e cila ka kryesuar fushatën e PD në këtë qark. Humbjen në shkatërruese Partia Demokratike e ka pësuar në Shkodër. Zonja Topalli pretendonte për 9 mandate, por nga rezultati i deritanishëm i PD është katandisur në 5 mandate, ndërsa PS-LSI kryesojnë me 6 mandate.

Pas disfatës në Shkodër, zonja Topalli ka humbur edhe statusin e pretendentes për pasardhëse të  Sali Berishës. Ndërkaq, Topalli duket se ka ndërprerë çdo komunikim edhe me kryeministrin Berisha. Ajo nuk mund të gjejë asnjë justifikim para Berishës për humbjen e lemeritshme në Qarkun e Shkodrës. Ndërkaq, ditë të zeza po kalojnë edhe humbësit e tjerë të mëdhenj të Partisë Demokratike, siç janë Sokol Olldashi, Ridvan Bode, Astrit Patozi, Arben Imami etj.

/SotNews/