DURRES, 26 qershor 2013 – Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur gjatë natës në një lokal në qytetin e Fushë-Krujës.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 24;30 minuta në një lokal në pronësi të shtetasit Shkëlqim Mirit.

Shpërthimi ka shkaktuar tronditje të konsiderueshme tek banesat përrreth ashtu edhe në lokalin tek i cili është vendosur.

Policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj, zbulimin e motivit dhe identifikimin autorëve.

Mësohet se nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes për të zbuluar motivet dhe autorët e saj.

/e.a. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/