DURRËS, 25 qershor 2013 – Deri në orën 22:34 në qarkun e Durrësit ishin numëruar 385 kuti votimi nga 444 gjithsej.
Janë për t’u numëruar edhe 42 kuti.
Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” ka marrë 72 067 vota, ku PS-ja ka 55 514 vota dhe LSI-ja 10 543 vota.
Koalicioni “Aleanca për Punësim, Mirëqenie e Integrim” ka siguruar 62 761 vota, ku PD-ja ka 46 798 vota, PR-ja 9 564 vota; PDIU-ja 3 628 vota.
Diferenca midis dy grupimeve të mëdha është 9 306 vota më tepër, në favor të së majtës.
Diferenca midis PS-së dhe PD-së është 8 716 vota më shumë e para.
FRD-ja ka marrë 4 252 vota.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





