DURRËS, 25 qershor 2013 –Deri në orën 17:18 në qarkun e Durrësit ishin numëruar 385 kuti votimi nga 444 gjithsej.
Janë për t’u numëruar edhe 44 kuti.
Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” ka marrë 71 916 vota, ku PS-ja ka 55 476 vota dhe LSI-ja 10 474 vota.
Koalicioni “Aleanca për Punësim, Mirëqenie e Integrim” ka siguruar 62 454 vota, ku PD-ja ka 46 526 vota, PR-ja 9 541 vota; PDIU-ja 3 623 vota.
Diferenca midis dy grupimeve të mëdha është 9 462 vota më tepër, në favor të së majtës.
Diferenca midis PS-së dhe PD-së është 8 950 vota më shumë e para.
FRD-ja ka marrë 4 189 vota.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





