DURRËS, 25 qershor 2013 –Deri në orën 17:18 në qarkun e Durrësit ishin numëruar 385 kuti votimi nga 444 gjithsej.
Janë për t’u numëruar edhe 59 kuti.
Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” ka marrë 69 075 vota, ku PS-ja ka 53 711 vota dhe LSI-ja 9 893 vota.
Koalicioni “Aleanca për Punësim, Mirëqenie e Integrim” ka siguruar 59 518 vota, ku PD-ja ka 44 163 vota, PR-ja 9 112 vota; PDIU-ja 3 590 vota.
Diferenca midis dy grupimeve të mëdha është 9 557 vota më tepër, në favor të “mavisë”
Diferenca midis PS-së dhe PD-së është 9 548vota më shumë e para.
FRD-ja ka një rritje të mirë, duke marrë 4 013 vota; shpresohet që në kutitë e fundit të sigurohet numri i mjaftueshëm për një mandat në bazë të llogaritjeve të ndërlikuara.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





