·        Kamera për doganat e portit tregtar dhe atë të karburanteve në Porto Romano

·        Mjete detare ushtarake në Bisht-Pallë, Durrës dhe Porto Romano

DURRËS, 25 qershor 2013 – Kamera për doganën dhe shitje motovedetash të Kepit të Palit, kështu qyteti i Durrësit vihet në qendër të vëmendjes në tenderë të dikastereve që drejtojnë ministrat në ikje Ridvan Bode dhe Arben Imami.  

Pas dështimit të prokurimit për ri-instalimin e kamerave në doganën e Durrësit dhe në portin e karburanteve në Porto Romano, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave organizon tender më 9 korrik 2013 me një fond prej 2 270 455 lekë.

Kurse kreu i Ministrisë së Mbrojtjes, Arben Imami ka nënshkruar njoftimin për shitjen e 4 mjeteve detare ushtarake për t’u përdorur nga biznesi, që deri para pak kohësh ndalohej nga moratoriumi.

Dhe janë mjete të fuqishme: një motovedetë e portit të Durrësit me çmim fillestar shitjeje 1 920 000 lekë; një motoskaf i ish-bazës ushtarake detare të Bisht Pallës me çmim fillestar shitjeje 1 600 000 lekë; dy mjetet e tjera (skaf vetrorezine  384 000 lekë dhe  skaf alumini 960 000 lekë) në Pashaliman të Vlorës.

 Vlera e dyshemesë së tenderit të 4 mjeteve është 4 864 000 lekë.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/