DURRËS, 25 qershor 2013 –Deri në orën 16:00 në qarkun e Durrësit ishin numëruar 337 kuti votimi nga 444 gjithsej.
Pjesëmarrja në votim në nivel qarku ka qenë 50.4 për qind.
Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” ka marrë 67 320 vota, ku PS-ja ka 52 359 vota dhe LSI-ja 9 620 vota.
Koalicioni “Aleanca për Punësim, Mirëqenie e Integrim” ka siguruar 57 518 vota, ku PD-ja ka 42 804 vota, PR-ja 8 707 vota; PDIU-ja 3 457 vota.
Diferenca midis dy grupimeve të mëdha është 9802 vota më tepër, në favor të së majtës.
Diferenca midis PS-së, që deri tani ka marrë 40 për qind dhe PD-së me 33 për qind, është 9 555 vota më shumë e para.
FRD-ja ka marrë 3 884 vota.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





