TIRANË, 25 qershor 2013 – Freskia që filloi ditën e diel, më 23 qershor, do të vazhdojë deri më 1 korrik 2013.
Departamenti i Klimës dhe Mjedisit i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka paraqitur në figurën nr. 1 situatën sinoptike e parashikuar për datën 26 qershor në orën 00.
Vërehet se rajoni i Ballkanit ndikohet nga një fushë me presion atmosferik të ulët.
Kjo situatë do të sjellë mbi Shqipëri masa ajrore më të freskëta dhe me lagështirë.
25 qershor 2013 (figura 2)
Gjatë kësaj dite pritet që mbi vendin tonë të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të çrregullta në vendet malore në orët e mesditës.
Në pjesën veriore dhe qendrore të vendit priten edhe shira të dobët lokalë.
Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 30 km/orë, nga veriperëndimi.
Temperaturat ekstreme të ajrit pritet të luhaten:
NË VENDET MALORE temperaturat minimale nuk do të zbresin poshtë 12, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 21 gradë celsius;
NË VENDET E ULËTA temperaturat minimale do të zbresin deri në 16, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 26 gradë celsius;
NË BREGDET temperaturat minimale do të zbresin deri në 17, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 25 gradë celsius.
26 qershor 2013 (figura 3)
Gjatë kësaj dite mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të pakta kryesisht në zonat malore.
Era do të fryjë e lehtë, ne bregdet deri 25 km/orë, nga veriperëndimi.
Temperaturat ekstreme pritet të luhaten
NË VENDET MALORE temperaturat minimale do të zbresin deri në 12, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 23 gradë celsius;
NË VENDET E ULËTA temperaturat minimale do të zbresin deri në 16, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 27 gradë celsius;
NË BREGDET temperaturat minimale do të zbresin deri në 17, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 27 gradë celsius.
27 qershor 2013 (figura 4)
Gjatë kësaj dite mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot i kthjellët me kalime vranësirash të çrregullta.
Në orët e mesditës priten edhe shira të dobët lokalë në vendet malore.
Era do të fryjë e lehte, në bregdet deri 20 km/orë, nga veriperëndimi.
Temperaturat ekstreme pritet të luhaten:
NË VENDET MALORE temperaturat minimale do të zbresin deri në 13, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 23 gradë celsius;
NË VENDET E ULËTA temperaturat minimale do të zbresin deri në 17, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 28 gradë celsius;
NË BREGDET temperaturat minimale do të zbresin deri në 19, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 27 gradë celsius.
28 qershor-1 korrik 2013 (figura 5)
Situata sinoptike e parashikuar për datën 29 qershor në mesditë, që jepet më poshtë, tregon për ndikimin e periferisë së një fushe me presion atmosferik të ulët me aktivitet të dobët.
Rrjedhimisht, pritet që gjatë kësaj periudhë të mbizotërojë në përgjithësi mot me vranësira të çrregullta dhe shira lokale kryesisht në pjesën e parë të saj.
Temperaturat maksimale, me një rënie graduale, do të luhaten: në vendet malore nga 22-24 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 27-30 gradë.
Temperaturat minimale, do të luhaten: në vendet malore nga 10-12, ndërsa në zonën e ulët dhe bregdet nga 15 deri ne 18 gradë.
Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri mesatare, në përgjithësi nga veriperëndimi.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





