Seyi Kolade tregon historinë e saj dramatike, ku varësia ndaj seksit i shkatërroi jetën për 13 vjet: “E vrisja vetminë me seksin dhe nuk më mjaftonte kurrë, por në 2009-ën i thashë mjaft dhe e zgjidha problemin falë seancave terapeutike”
Në një bar në periferinë londineze, një burrë i afrohet Seyit 17 vjeçe. Që nga batutat e para qëllimet janë të qarta për të dy: disa birra dhe pak orë më vonë përfundojnë në shtrat. Kështu fillon varësia e Seyi Kolades ndaj seksit, sot avokate 35-vjeçare. Për 13 vjet me radhë, ajo ka kryer marrëdhënie intime çdo ditë të jetës së saj, dhe pjesa më e madhe e burrave që ka futur në shtrat ishin të huaj për të. Hiperseksualiteti, ndryshe nga ç’mund të duket është një sëmundje e vërtetë, në gjendje të shkatërrojë jetën private të njerëzve duke zotëruar vullnetin e tyre dhe duke u bërë shkak i dështimeve personale dhe profesionale. Në moshën 19 vjeçe, Seyi kishte pasur raporte intime me mbi 40 burra: “Varësia ndaj seksit shpesh u atribuohet vetëm meshkujve. Kjo bindje është plotësisht e gabuar dhe prova është se mua më ka shkatërruar jetën. Ka qenë një cikël nga i cili nuk arrija të dilja”.
Adoleshenca e saj nuk ka qenë aspak e lehtë dhe faji është i një traume të pësuar në moshën 13-vjeçare kur humbi virgjërinë dhe mbeti shtatëzënë. Shërbimet sociale e ndihmuan gjatë viteve të para në asistimin në rritjen e së bijës, Sarah. Por fakti që Seyi ishte bërë kaq shpejt nënë, i kushtëzoi jetën për vite të tëra: “Ndihesha tmerrësisht e vetmuar. Të gjithë ata që më rrethonin e shihnin situatën time si të turpshme. Dëshiroja përkrahje dhe dashuri, kështu që fillova të mbushja vetminë me seksin. Ishte një nga gjërat më të këqija që mund të bëja”.
Ndërsa ishte e fejuar me një 31-vjeçar, dëshira e saj seksuale qe aq e fortë sa e detyronte të kryenin marrëdhënie 4-5 herë në ditë. Në një pikë kuptoi se nuk ngopej dhe filloi të plotësonte varësinë e saj me tradhtitë e njëpasnjëshme.
Një rast i ngjashëm, i bërë publik në media, dhjetorin e kaluar, ishte ai i 26-vjeçares gjermane Anabelle, por ndryshe nga Seyi, ajo nuk ka pasur kurrë si qëllim kurimin.
“E tradhtova të fejuarin për muaj, pastaj mbeta sërish shtatzënë. Abortova pa i thënë asgjë, sepse nuk e dija nesë mund të ishte i tij ose jo dhe në atë pikë u ndamë. Midis moshës 22-30 vjeç jeta ime ka qenë një ferr i vërtetë, varësia u bë dominuese. Kam pasur marrëdhënie me të panjohur, madje edhe të shumëfishta njëherësh. Gjithsej kam shkuar me 370 burra. Pastaj thashë “mjaft”. Kërkova ndihmë, ndoqa seanca terapeutike dhe këshillat e një psikologu. Tani jam krenare për veten: që nga viti 2009 nuk kam më raporte seksuale. Do të kem vetëm kur të jem bindur se kam gjetur njeriun e jetës sime”, shton 35-vjeçarja.
Si të njohim një njeri që ka varësi ndaj seksit? Doktor Sameer Parikh shpjegon se varësia ndaj seksit është një situatë në të cilën të bërit seks shihet si prioritet nga një person që lë pas dore aspektet e tjera të rëndësishme si gjumin, punën dhe jetën sociale. Obsesioni ndaj seksit përfshin çdo sjellje seksuale të vënë në veprim në mënyrë të pakontrolluar dhe irracionale. Një kërkim i udhëhequr nga disa seksologë ka zbuluar se 6% e britanikëve midis moshës 20-45 vjeç (për më tepër burra me marrëdhënie të qëndrueshme, të diplomuar dhe pa probleme ekonomike) shfaqin problematika të kësaj natyre. Janë të shumtë edhe yjet e spektakleve që vuajnë nga çrregullime të tilla.





