TIRANË, 25 qershor 2013 – Sipas rrjetit sizmologjik shqiptar, në paraditen e 25 qershorit, ora 8:11:8 (GMT) ose 10:11:8 (koha e Shqipërisë), ka rënë një tërmet i lehtë me forcë M=2.9, me epiqendër në thellësinë 12 km.

Departamenti i sizmologjisë i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit i Universitetit Politeknik të Tiranës i ka lokalizuar lëkundjet e tokës 8 km në vijë ajrore në ne verilindje të qytetit Burrelit (shihni etiketën në figurë).

Por koordinatat 41.63°N, 20.1°E që jep ky departament, google earth-i i lokalizon në afërsi të fshatit të Lisit (shihni shigjetën e gjelbër në figurën 2) të komunës së Lisit.

Info/

Fshati i Lisit bëjnë pjesë në komunën me të njëjtin emër të nënqarkut të Matit, në juridiksionin e së cilës janë fshatrat e Lisit, Vinjollit, Gjallishit, Burgajetit, Zenishtit, Shoshajt, Mallunxës.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/