DURRES, 25 qershor 2013 – Kavaja shkëputet përfundimisht nga e djathta, duke votuar majtas edhe në zgjedhjet parlamentare.

Në Kavajë ka përfunduar numërimi i votave, ku koalicioni i majtë ka marrë 6560 vota, ndërsa ai i djathtë 4150 vota.

Kavaja, i njohur si bastion i Partisë Demokratike, votoi të majtën në zgjedhjet lokale të vitit 2011.

Por rezultati i 23 qershorit flet për një zgjerim akoma më të madh në qytetin që i ka dhënë disa mandate vetë kreut të PD-së, Sali Berisha.

Pjesëmarrja e votimeve në Kavajë ka qenë 46.75 për qind, pra 30.192 votues të regjistruar, kanë shkuar për të zgjedhur vetëm 13.801 votues.

Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 6480 vota,  47.76 për qind të votave total brenda qytetit.

Në Kavajë Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ja var njeri, pasi ka marrë vetëm 544 vota, ose 12 herë më pak se partia e kryebashkiakut.

Partia Demokratike ka marrë 4027 vota, ose 29.68  për qind rekord historik në rënie e popullaritetit.

Çuditërisht Partia Republikane Shqiptare ka marrë 258 vota, 1.9 për qind.

Surprizë ka qenë Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet e cila ka marrë 908 vota , 6.69 për qind.

Aleanca Kuq e Zi ka marrë 462 vota . Çuditërisht Fryma e Re Demokratike ka marrë vetëm 169 vota.