DURRËS, 25 qershor 2013 –Në qytetin më të madh bregdetar, për pasojë zona kryesore rekreative e Shqipërisë, duke filluar nga e diela e votimeve, moti është freskuar.
Sipas sajteve ndërkombëtare meteorologjike edhe ditët në vazhdim do të vazhdojë koha e freskët me vranësira, me ulje të temperaturave më të ulëta nga 18 gradë të martën deri në 15 gradë celsius të premten.
Përgjithësisht temperaturat më të larta do të vërtiten në nivelet 26-29 gradë të hënën e ardhshme.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





